75 Mall Live Search
13:06 / E Martë, 08 Prill 2025 / S Z

VV ende pa kandidat për kryeparlamentar

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca pas takimit me përfaqësuesit e partive politike ka thënë se VV ende nuk e ka emrin për kryetar të Kuvendit. Ndërsa tha se janë caktuar ulëset se ku do të ulen përfaqësuesit e partive politike në legjislaturën e re.

“U caktuan ulëset nuk ka ndryshim të madh sa i përket ulësve. Në mes ulet partia më më së shumti ulëse VV,  krahu i majtë dhe i djathtë siç kanë qenë PDK, LDK<,AAK. Sa i përket kryetarit të Kuvendit VV ende se ka dhënë emrin e kryetarit të kuvendit. Kjo me siguri për arsye mendoj se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës i nënshtrohet principit, si përpjekja për ta themeluar qeverinë. Kuvendi nuk është qëllim në vetvete, kuvendi themelohet për ta zgjedhur ekzekutivin, mekanizmi që qeverisë shtetin”, tha ai./Indeksonline/