“Armiqësia e banorëve”, koha kur Laerti e kishte fiksim Rozanën (video)

Edhe pse në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “BBVA”, Rozana dhe Laerti kanë një llojë “armiqësie” duket se dyshja dikur, thellë-thellë kanë pasur diçka më shumë.
Në një intervistë të dhënë 7-vjet më parë në “Ora News” Laerti tregonte detaje nga jeta profesionale, shkruan Indeksonline.
Me një pamje krejt ndryshe nga ajo ç’janë sot, aktori tregoi me shaka se kishte pasur “fiksim” Rozën, duke qenë komshinj në fëmijëri.
Vasili: Unë erdha nga Greqia sepse me Rozin kemi qenë komshinj që 5 vjeç. Sa erdha në Tiranë në kat të tretë, shoh Rozin në katin e katërt. Që pesë vjeç me Rozin kemi pasur një marrëdhënie “tërhiqe e mos e këput”..
Rozi: Trego që më ke propozuar dy-tre herë.
Vasili: Unë prisja Rozin të dilte. Tek Dëshmorët e Lirisë e kemi pasur shtëpinë. Ne para pallatit luanim futboll dhe kur dilte Rozi, unë rrëzohesha përtokë që të më dilte gjak që Rozi të më afrohej./Indeksonline/