75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 08 Prill 2025 / L K

Ish ylli i Barcelonës punon si shitës në një dyqan sportiv, e shumëfishon punën prania e tij

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Valencias, Jérémy Mathieu është bërë viral pasi u zbulua se ai po punon si asistent shitjesh në Intersport.

Prania e tij ka rritur vizitat në dyqanin , i vendosur midis Aix-en-Provence dhe Marseille.

“Ka pasur shumë kërkesa për intervista që nga publikimi i fotos dhe disa gazetarë shkaktuan kaos të vërtetë me kamerat e tyre këtë fundjavë. E gjithë kjo ka çuar në disa teprime që nuk duam t’i shohim më. Menaxheri i dyqanit dëshiron që të kthehet qetësia dhe nuk do që askush të flasë”, tha një punonjës për Le Parisien./Indeksonline/