Ndalohen katër automjete në Ferizaj, po bartnin drunj të prerë ilegalisht

Policia e Ferizajt, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve”, sot ka ndaluar dhe konfiskuar katër automjete qe transportonin drunj.
Drejtuesit e automjeteve po transportonin drunj ka dokumentacion të rregullt, shkruan IndeksOnline.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se aksioni u zhvillua pas informacioneve operative, në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve.
Drunjtë dhe automjetet u sekuestruan nga organet e rendit.
“Policia rajonale e Ferizajt vazhdon përpjekjet për parandalimin e prerjes dhe shitjes ilegale të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në numrat emergjentë apo aplikacionin “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.


