75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / MSH

Tahiri: Dy qeveritë e Kurtit kanë shkelur Kushtetutën 11 herë gjatë 5 vjetëve

Abelard Tahiri i PDK-së ka theksuar rëndësinë historike të 17-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin juridik dhe politik të shtetit.

Ai thotë se respektimi i Kushtetutës është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe stabile.

Megjithatë, Tahiri ka kritikuar dy qeveritë e udhëhoqura nga Albin Kurti, të cilat kanë kryer 11 shkelje kushtetuese brenda pesë vjetgëve të fundit, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Tahiri shtoi se PDK-ja ka dorëzuar 28 lëndë në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur rendin kushtetues, duke theksuar se qëllimi i partisë është ruajtja e integritetit të shtetit, parandalimi i kapjes së institucioneve dhe mbrojtja e rendit demokratik.