75 Mall Live Search
20:12 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / Z S

Osmani takoi Mbretin e Jordanisë: Trajtuam sfidat urgjente të sigurisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bëri të ditur se javën e kaluar gjatë Procesit të Akabas të mbajtur në Sofje ka takuar mbretin e Jordanisë, Abdullah bin Al Hussein.

Osmani tha se me Mbretin Al Hussein folën për hapat konkret për forcimin e lidhjeve në mes Kosovës dhe Joradnisë.

“Ne trajtuam gjithashtu sfidat urgjente të sigurisë dhe perspektivat e përbashkëta për çështjet globale”, shkroi Osmani.

Tutje, e para e shtetit u shpreh se me Al Husseinin folën edhe për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje, zhvillim ekonomik dhe diplomaci./Indeksoline/