Rafael Nadal po bëhet baba për herë të dytë

Pas pensionimit në tetor të vitit të kaluar, tenisti legjendar Rafael Nadal ka filluar të arrijë objektivat që i ka vendosur për jetën pas tërheqjes nga fusha e tenisit.
Mediat spanjolle raportojnë se ai dhe gruaja e tij, Maria Francisca Perello, janë në pritje të fëmijës së dytë, transmeton Indeksonline.
Sipas informacioneve të tyre, Maria është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe foshnja e re do të vije në jetë këtë verë.
Nadal dhe Maria kanë qenë së bashku për gati 20 vjet, dhe ata u martuan në vitin 2019 pas 14 vitesh lidhje. N
ë tetor 2022, ata u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, një djali, Rafael Jr., i cili mori emrin e babait të tij./Indeksonline/
