75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / Gj. Sh

Raphinha barazon rekordin e Lionel Messit

Raphinha po kalon një sezon fantastik me Barcelonën.

Sulmuesi brazilian sonte shënoi një gol dhe bëri dy asistime në fitoren 4-0 ndaj Borusia Dortmundit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

E pikërisht sonte, Raphinha ka barazuar rekordin e Lionel Messit, ku bashkohet me të si lojtari i Barcelonës me më së shumti gola dhe asistime brenda një sezoni nq Ligën e Kampionëve.

Ai ka arritur në shifrën e 12 golave dhe shtatë asistimeve, derisa deri në fund të edicionit, Raphinha me shumë gjasë do ta thyej rekordin e Messit./IndeksOnline/