Begaj sot në Kosovë, takon shefat e grupeve parlamentare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të vizitojë Kosovën, konkretisht Gjilanin, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, nga ora 13:30.
Ndërkaq, me fillim nga ora 13:45, Begaj do të takohet me shefat e grupeve parlamentare politike.
Presidenti shqiptar do të ketë edhe bashkëbisedim me personalitete të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.
Ky bashkëbisedim pritet të bëhet me fillim nga ora 20:00 deri në orën 21:00.