75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 10 Prill 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Ferizaj, kërcënoi një femër dhe rrahu një polic

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që pas një mosmarrëveshjeje kishte kanosur një femër. Ndërsa gjatë arrestimit i dyshuari ka goditur dhe një zyrtar policor.  Zyrtari policor ka pranuar dhe trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari  pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  

Rr. “Bajram e Gursel Sylejmani”, Ferizaj / 09.04.2025 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se ai pas një mosmarrëveshjeje kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke e goditur një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin  e policisë./Indeksonline/.