75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 10 Prill 2025 / S Z

Shkon në 184 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate në Santo Domingo

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane, ka shkuar në 184.

Sipas raportimeve, të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit “Jet Set” çatia e të cilit u shemb mëngjesin e së martës, në kryeqytetin Santo Domingo.

Në mesin e viktimave janë edhe dy ish-lojtarë të bejsbollit të Ligës së Madhe.

Numri i saktë i të plagosurve nuk është dhënë ende nga zyrtarët, transmeton Klankosova.tv.