75 Mall Live Search
14:12 / E Enjte, 10 Prill 2025 / AR

Ylli i Squid Game-t dënohet me një vit burgim për ngacmim seksual

Aktori i Koresë së Jugut O Yeong-su, i njohur më së miri për rolin e tij si Lojtari 001 në hitin e Netflix Squid Game, është dënuar me një vit burgim për ngacmim seksual, njoftoi të premten një gjykatë lokale në Korenë e Jugut.

Aktori 80-vjeçar u akuzua se kishte prekur me forcë një grua në dy evente të ndryshme, ndonëse gjatë gjithë procesit ai qëndroi i pafajshëm, transmeton Indeksonline.

Prokuroria paraqiti argumentet e saj përfundimtare, duke e përshkruar O Yeong-su si një aktor skenik me përvojë me një karrierë gati pesë dekadash, i cili “ngacmoi seksualisht një anëtar të ri të pafuqishëm të grupit teatror”. Sipas pretendimeve të tyre, viktima që atëherë ka jetuar në frikë, “si në punë ashtu edhe në jetën e saj private”.

Në vend që të kërkonte falje, aktori, pretendon prokuroria, ka lënduar më tej viktimën duke u shprehur se “e bëra me zemër atërore”.

O Yeong-su fillimisht u dënua me tetë muaj burg me dy vjet me kusht, por vendimi i fundit e rriti dënimin e tij në një vit burg. Vendimi përfundimtar për këtë rast pritet më 3 qershor./Indeksonline/