75 Mall Live Search
23:10 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Gj. Sh

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme të Conference League

Kanë përfunduar ndeshjet e para çerekfinale të Conference League.

Skuadra favorite për ta fituar këtë trofe, Chelsea e ka mposhtur në udhëtim skuadrën polake, Legia Warsawa, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Finalisti i dy viteve të fundit, Fiorentina po ashtu ka shënuar fitore në udhëtim, duke e mposhtur skuadrën sllovene Celje, me rezultat 2-1.

Betis ka shënuar fitore 2-0 ndaj Jagillonias, derisa Rapid Viena ka shënuar fitore ndaj skuadrës suedeze, Djurgarden.

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme të Conference League./IndeksOnline/