75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 11 Prill 2025 / k.v

Hallakamë në mbledhjen e ZRRE-së: Gazetarët kërkojnë transparencë për rritjen e çmimit të energjisë, anëtarët kërkojnë lirimin e sallës!

Në mbledhjen e sotme të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ku u miratuan të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT, OSSH dhe FSHU, ka pasur tensione dhe përplasje verbale mes gazetarëve dhe anëtarëve të bordit.

Pikë kulminante e tensioneve ishte kërkesa e anëtarëve të bordit që gazetarët të linin sallën për të vazhduar mbledhjen me dyer të mbyllura, pa dhënë informacion për përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Gazetarët kundërshtuan këtë kërkesë dhe insistuan për transparencë në lidhje me çmimet e reja.

Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, u përgjigj duke deklaruar se “përgjigjen e keni në raportet që janë publike” dhe shtoi se një komunikatë zyrtare do të publikohet më vonë.

Mbledhja e Bordit të ZRRE po vazhdon me dyer të mbyllura./IndeksOnline/