Hapet nesër pikëkalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë

Të shtunën, pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë.
Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet se hapja do të fillojë nga ora 11:00, dhe bëhet në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare të parapara sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, thuhet në njoftimin e qeverisë.