Rritja e çmimit të rrymës, zbardhen komentet e derguara në ZRrE

Gjatë procesit të konsultimit publik ZRrE ka pranuar komente nga Presidenca e Republikës së Kosovës. Kjo e fundit ka paraqitur një vargë komentesh për ndikimin e rritjes së tarifave tek mirëqenia e qytetarëve.
Po ashhtu ka shumë komente të tjera të qytetarëve dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
“Pas rritjes prej 15%, Kosova do të ketë një nga kostot më të larta të energjisë, jo vetëm në rajon, por edhe përtej.
Largimi ose reduktimi i përkohshëm i TVSH-së për energjinë elektrike: Largimi i TVSH-së për energjinë elektrike është një masë që është propozuar tashmë nga akterë të ndryshëm. Presidenca konsideron se një masë e tillë do të kontribuonte në menaxhimin e situatës dhe do të ndihmonte në shmangien e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Nëse largimi i plotë i TVSH-së për një periudhë të caktuar do të ishte sfiudes, mund të shqyrtohet reduktimi i TVSH-së për një periudhe te caktuar. Disa nga shtetet qe e kanë praktikuar këtë mekanizëm në vitet e fundit janë: Gjermania, Franca, Italia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, etj.”, këto janë disa nga komentet e presidentes drejtuar ZRRE-së për rritje të rrymës, shkruan Indeksonlkine.