75 Mall Live Search
12:23 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / FR

Damka u takua me Güler, diskutuan për bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë

Ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës, Fikrim Damka, i cili po merr pjesë në Forumin e 4-t Diplomatik në Antalya, u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Në kuadër të Forumit të 4-t Diplomatik në Antalya, Ministri Damka vazhdoi takimet e tij, ku në takimin me Ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler, u diskutuan marrëdhëniet Kosovë-Turqi dhe u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit.