Bunjaku bëhet pjesë e KU Leuven, numri një në Evropë për drejtësi dhe kriminologji

Studenti nga Kosova, Gent Bunjaku, ka njoftuar se është pranuar në programin master në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kriminologjisë në KU Leuven, i renditur si institucioni numër një në Evropë në këtë fushë.
Në një postim në facebook, Bunjaku ka shprehur gëzimin dhe mirënjohjen e tij për këtë arritje, duke theksuar se ajo është rezultat i përkushtimit të tij dhe mbështetjes së familjes dhe profesorëve.
“Pas katër vitesh përkushtim të palodhshëm dhe sfidave të ndryshme, sot — në një të premte që nisi si çdo tjetër — mora lajmin se jam pranuar për studime master në KU Leuven.
Fakulteti i Drejtësisë dhe Kriminologjisë në KU Leuven, tashmë për katër vite me radhë mban vendin e parë në BE. Kjo po i bjen që, në Evropë, ma mirë s’ka!
Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin tim, por mbi të gjitha, pa mbështetjen e pandërprerë të familjes sime dhe profesorëve të Fakultetit Juridik. I jam thellësisht mirënjohës edhe Universitetit të Prishtinës, që më trasoi rrugën deri këtu!”, ka shkruar Bunjaku./IndeksOnline/