75 Mall Live Search
09:26 / E Diele, 13 Prill 2025 / Gj. Sh

Sonte dueli i dytë çerekfinal mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit

Sonte zhvillohet dueli i dytë çerekfinal i “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në palestrën ”Karagaçi” në Pejës, skuadra e Pejës do të jetë nikoqir i Golden Eagle Ylit, shkruan IndeksOnline.

Verdhezinjtë fituan ndeshjen e parë e cila u zhvillua në Suharekë, me rezultat 71:77.

Nëse Peja fiton përballjen e sotme kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa një fitore e Golden Eagle Yllit do të bënte që skudra gjysëmfinaliste të mësohet pas një ndeshje të tretë.

Ndeshja mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit nis nga ora 19:00./IndeksOnline/