Nuk e ka ndërmend të ndalet, Ramos shënon përsëri

Sergio Ramos po kalon një periudhë të mirë në Meksikë te skuadra e Monterreyt.
Në ndeshjen ndaj UANL Tigres, ish-kapiteni i Real Madridit arriti të shënonte gol nga penalltia në minutën e 51-të.
JAJA, el SHOW del Patón Guzmán a Sergio Ramos. 😅🇲🇽 pic.twitter.com/LZm6quRfJn
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) April 13, 2025
Ndonëse kishte shënuar, nuk i mjaftoi skuadrës së tij që të shmangte humbjen pasi u mposhtën në fund me rezultat 2-1.
Golat u realizuan nga Ramos në minutën e 51-të, ndërsa për Tigres shënuan Cordova dhe Ibanez në minutat e fundit të ndeshjes.
Skuadra e Ramosit, është në pozitën e 9-të të Liga MX me 22 pikë, ndërsa Tigres në pozitën e 4-të me 29 pikë./IndeksOnline/