75 Mall Live Search
16:20 / E Diele, 13 Prill 2025 / FR

Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, një nga të lënduarit dërgohet në QKUK

Një person e ka humbur jetën si pasojë aksident mes një treni dhe një veture që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Jagodë të Klinës.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është N.Palushaj nga fshati Krysheve e Klinës, i moshës 68 vjeçare.

Po ashtu nga ky aksident i rëndë janë lënduar edhe tre persona, njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është nisur drejt QKUK-së.

“Tre persona janë pranuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal pas aksidentit. Janë dy gra dhe një burrë. Ky i fundit është nisur drejt QKUK-së në Prishtinë, për shkak të natyrës më të rëndë të lëndimeve. Ai ka frakturë serike të brinjëve dhe të dorës”, ka deklaruar shefi i Emergjencës Besnik Ibraj.

Rastin për Indeksonline e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Tre të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Në vend të ngjarjes kanë dal hetuesit dhe është njoftuar Prokurori i shtetit.”, tha ai.