75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 13 Prill 2025 / AR

Fifi ka gati këngën e re, zbulon datën e publikimit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka zbuluar së fundmi se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj më e re do të publikohet më 15 prill, duke ngjallur kuriozitetin e fansave për surprizat që ka përgatitur këtë herë.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi që mendohet të jenë pjesë e klipit të ri, duke lënë të kuptohet se projekti do të shoqërohet edhe me videoklip.

Pamjet e publikuara kanë marrë komente të shumta dhe pëlqime, çka tregon se pritshmëritë për këngën janë të larta.

Me stilin e saj unik dhe tekstet e ndjera, Fifi pritet të sjellë sërish një hit që do të bëjë jehonë në tregun muzikor shqiptar.