75 Mall Live Search
20:51 / E Diele, 13 Prill 2025 / G T

Barazohet seria, Golden Eagle Ylli mposht Pejën në play-off

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore ndaj Pejës në play-offin e dytë çerekfinale në Superligën e Kosovës.

Ekipi nga Suhareka shënoi fitore me shifrat 66:75 në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Karagaqi” në Pejë, shkruan Indeksonline

Më i miri te Ylli ishte Jon Palokaj që shënoi 20 pikë, bëri një kërcim dhe katër asiste.

Kurse te Peja më i miri ishte Hot me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Ndeshja e tretë përcakton gjysmëfinalistin mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës./Indeksonline/