75 Mall Live Search
23:47 / E Diele, 13 Prill 2025 / FR

Osmani me homologun indonezian: Mezi presim ta rrisim bashkëpunimin tonë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Indonezisë, Prabowo Subianto, në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se e ka uruar atë për mandatin e tij të ri dhe ka uruar gjithë më të mirat edhe për popullin e Indonezisë.

“Mezi presim ta rrisim bashkëpunimin tonë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Osmani.