75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 14 Prill 2025 / H F

Ekspozoi armën lodër dhe dy thika gjatë një kanosjeje, arrestohet një lipjanas

Në fshatin Akllap të Lipjanit është arrestuar një person pasi ai dyshohet se kishte kanosur verbalisht tre meshkuj kosovarë.

Gjatë kanosjes, sipas viktimave i dyshuari e ka ekspozuar edhe një armë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është sekuestruar një lodër plastike në formë të armës dhe dy thika. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/