75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 14 Prill 2025 / k.v

Vdes një burrë në Gjakovë, rasti po hetohet nga policia

Një burrë ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, pasi sipas familjarëve kishte humbur ndjenjat papritur brenda shtëpisë.

Rasti ka ndodhur më 13 prill 2025, rreth orës 23:15. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, por ekipi mjekësor në emergjencë ka konstatuar se ai kishte ndërruar jetë para mbërritjes në spital.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore me zemrën.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/