75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 14 Prill 2025 / k.v

Nesër seanca konstituive e kuvendit, këto janë 4 pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.

Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin këto pika:

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
  2. Betimi i deputetëve,
  3. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit,
  4. Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.

Pritet që kjo seancë të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, që tashmë ka zgjuar interes të madh politik dhe publik.

Kuvendi fton të gjithë deputetët e zgjedhur që të marrin pjesë në këtë seancë të rëndësishme, e cila shënon nisjen zyrtare të punës së legjislaturës së re./IndeksOnline/