Batatina e nis javën me tortë, e paska një arsye të veçantë

Tahir Batatina ka arritur një rekord të veçantë me skuadrën e tij, Llapin.
Batatina, me fitoren dramatike ndaj Gjilanit, arriti të shënojë fitoren e tij të 200-të si trajner i Llapit.

Andaj në një foto të postuar nga klubi në “Facebook”, lojtarët gjatë stërvitjes së sotme që kanë zhvilluar ata pritën Batatinën me një tortë, duke e vlerësuar për kontributin që ka dhënë ai për klubin e tij, Llapin.

Llapi dje ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit dhe për momentin u larguan nga zona e rrezikut duke u ngritur në pozitën e 8-të në Superligë./IndeksOnline/