75 Mall Live Search
12:18 / E Hënë, 14 Prill 2025 / AR

“Paraja shëron dhimbjet”, Meda paraqitet në koncert me një patericë

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Meda, ka habitur publikun mbrëmë gjatë një koncerti ku është paraqitur me patericë.

Edhe pse i lënduar, ai nuk e anuloi performancën, duke treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj fansave të tij, shkruan Indeksonline.

Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë Medën, duke kënduar në skenë, teksa ka të vendosur patericë, por me të njëjtin entuziazëm dhe energji që e karakterizon gjithmonë.

Ende nuk dihet shkaku i lëndimit, por fansat e kanë përkrahur me komente pozitive dhe mesazhe mbështetëse./Indeksonline/