75 Mall Live Search
13:28 / E Hënë, 14 Prill 2025 / AR

Cilat janë këngët që po dominojnë tregun muzikor?

Muzika shqiptare po përjeton një periudhë mjaft të gjallë artistike, me disa prej emrave më të njohur që kanë publikuar projekte të reja që kanë pushtuar platformat muzikore dhe rrjetet sociale.

Këto janë pesë këngët që aktualisht po dominojnë tregun, shkruan Indeksonline.

1. Ledri Vula – “Vetë te dhoma”

Hiti i Ledrit ka sjell një atmosferë brilant me këtë projekt, që ka marrë shumë klikime dhe ka ndezur diskutime në rrjete sociale.

2. Ermal Fejzullahu & 2Ton – “Si bora”

Një bashkëpunim që ka rezultuar mjaft i suksesshëm, duke u kthyer në hit të momentit me një refren të lehtë për t’u kujtuar dhe ritme verore.

 3. Geasy – “Baba”

Me një stil të veçantë dhe tekst emocional, Gheasy ka arritur të prekë publikun.

  4. Mozzik – “Flokët”

Mozzik vjen me një këngë që përzien emocionalitetin me stilin e tij karakteristik, duke i dhënë publikut një tjetër arsye për ta dëgjuar në “repeat”.

5. Tayna – “Thana”

Energjike, e guximshme dhe plot stil Tayna edhe këtë herë nuk zhgënjen, duke sjellë një super projekt që është kthyer menjëherë në trend.

Këto pesë këngë janë aktualisht ndër më të dëgjuarat në Shqipëri dhe Kosovë dhe tregojnë qartë se muzika urbane shqiptare është në formën e saj më të mirë./Indeksonline/