Aksident zingjiror në autostradë drejt Fushë Kosovës, përfshihen pesë vetura (Pamje)

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën që çon drejt Fushë Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë pesë automjete.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastit.
Për shkak të aksidentit, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të gjata dhe lëvizja është vështirësuar ndjeshëm.
Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni më poshtë. /IndeksOnline/

