Pas bujës në media, Xhuli pastron veturën vetë: Si dora jote, s’të kruan askush

Influencerja e njohur, Xhuli është bërë sërish temë diskutimi në rrjet.
Ajo u pa të premtën nga kamerat e IndeksOnline në afërsi të një hoteli në Prishtinë pranë veturës së saj luksoze, e cila tërhoqi vëmendje për shkak të pluhurit që e mbulonte.
Kjo situatë nxiti komente të shumta në rrjete sociale, ndërsa u përfol edhe rritja e çmimeve të autolarjeve si një nga arsyet pse Xhuli ka vendosur t’i kthehet “punëve të dorës vet”.
Ditën e sotme, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video ku shihet duke e pastruar veturën e saj personalisht, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Si dora jote që të krun, nuk të krun kërkush.”
Ky veprim u prit me komente të përziera nga ndjekësit, por një gjë është e sigurt – Xhuli di si ta mbajë vëmendjen gjithmonë./IndeksOnline/