Tentativë vrasjeje në Viti, e theri me thikë dhe u arratis

Një person në Viti u ther me thikë nga i dyshuari, i cili menjëherë u arratis, njoftoi policia.
“’Rr. Brigada 173′, Viti 14.04.2025 – 12:48. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia e Kosovës .