75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 15 Prill 2025 / H F

Albin Kurti dhe Saranda Bogujevci “kokë më kokë”, çfarë po bisedojnë?

Deputetja e rizgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci pak më parë është parë duke biseduar “kokë më kokë” me shefin e partisë së saj, Albin Kurti.

Deputetët e rinj, pritet që të bëjnë betimin pas kthimit nga pauza, ku dhe pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të propozojë emrin për kryeparlamentarin e ri, për zgjedhjen e të cilit duhen 61 vota. Deri tani nuk dihet se kë do të propozojë LVV-ja për këtë post.

Konstituimi i kuvendit i hap rrugën formimit të qeverisë. Por, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk ka njoftuar se i ka siguruar votat për ekzekutivin./IndeksOnline/