Haxhiu pas dështimit të konstituimit të kuvendit: Përgjegjëse është opozita

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se përgjegjëse për këtë është opozita.
“Këta e kanë hall VV-në dhe Albin Kurtin. Këta nuk ishin të interesuar ta konstituojnë por ta vonojnë konstitumim dhe jemi një një rrethanë të tillë. Sot para seancës ne i kemi kryer obligimet me dorëheqjet. Kemi pasur komunikim me prëfaqësuesin e PDK-së për këtë çështje, por ai tha se letra s’më bindi. Nuk kanë pasur ineteres të konstituohet. Për këtë duhet të mbahet përgjegjëse opozita. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë në të kaluaren dhe ju lutem ta mbani përgjegjëse opoziten për këtë situatë”, tha Haxhiu./Indeksonline/
..