Abdixhiku: Nëse Kurti ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të jetë në qeveri, LDK-ja voton raportin pas dorëheqjes së tij

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku pas dështimit të konstituimit të kuvendit, ka thënë se ky është një episod i errët për demokracinë parlamentare.
“Është episod i errët në demokracinë parlamentare, që partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues, që thotë se një i zgjedhur s’mund të jetë dhe minister dhe kryemsinister dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Qendrimi i partisë fituese për të qenë dhe minister dhe kryeministër dhe deputet është jo kushteteues, i cili bëhet si pjesë e një loje politike, për të zvarritur sa më shumë formimin e institucioneve. Të japin dorëheqjet prej pozitave që i kanë, të ulen në ulëset e kuvendit si deputet dhe kështu nis formalisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës”, tha Abdixhiku..
Abdixhiku ka thënë se Kurti duhet të jap dorëheqje dhe se LDK pas kësaj do ta votoj raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe se çështja do të zgjidhet menjeherë..
“Këtë gjuhë polarizuese e njohim, nuk ndryshojnë nuk marrin mësim. Jepni dorëheqje mos bëni probleme, ejani në seancë, zgjidhet çështja menjeherë. Nëse kanë dhënë dorëheqje dhe të njejtit kanë vazhduar në zyre, atëherë çfarë vlere ka kjo letër. Një njeri që jep dorëheqje nuk vazhdon punën si kryeministër i Kosovës. Pra ne kërkojmë që të jetë akt normal që të ketë dorëheqje të mos zvarritet procedura e votimit dhe LDK do ta votojë raportin menjeherë sapo të ipet dorëheqja me 20 votat e palëkundura të LDK-së”, tha ai.