75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 15 Prill 2025 / AR

Agravon debati mes Frederikut dhe Albës

Albi, pas eliminimit nga “Ferma VIP” mbrëmjen e djeshme ka zgjedhur Frederik Ndocin si kryefermer. Ky i fundit, zgjodhi Albën për të qëndruar bashkë në shtëpinë e Njishit.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar fort mirë në mbrëmjen e parë në shtëpinë e Njishit.

Frederiku i ka thënë Albës se e ka parë gjysmë të zhveshur në banjë pasi e kishte lënë derën hapur.

“Në banjë, e kishe lënë derën hapur dhe të pashë gjysmë nudo. Por e kishe fajin ti”, është shprehur Frederiku.