75 Mall Live Search
22:46 / E Martë, 15 Prill 2025 / MSH

Kërçeli ngrit disa pyetje të rëndësishme mbi vijueshmërinë e seancës së sotme

Deputeti i porsa zgjedhur nga radhët e LVV-së, Ilir Kërçeli, ka parashtruar disa pyetje rreth konstituimit të Kuvendit, përfshirë edhe mënyrën e votimit të ministrave, apo atë të kabinetit qeveritar.

“Çka edhe nëse ish votu raporti i komisionit për verifikimin e mandateve nga opozita? Pse opozita sot i’u frikësua kësaj procedure formale?”, ka pyetur Kërçeli.

Në këto rrethana, Kërçeli propozon deklarimin e zgjedhjeve të reja dhe konstituimin e Kuvendit, të cilat, sipas tij, opozita nuk po mund t’i pranojë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kur votohet qeveria e Republikës së Kosovës, a votohen të gjithë ministrat një nga një individualisht apo votohet si kabinet qeveritar në krye me mandatarin?

Çka edhe nëse ish votu raporti i komisionit për verifikimin e mandateve nga opozita? Pse opozita sot i’u frikësua kësaj procedure formale?

Shto faktin se opozita po deklarohet se ata i kanë numrat për formimin e institucioneve, kurse partia e parë jo. Çka është ky mos vetëbesim.

Le të deklarohen:

1.Zgjedhje të reja

2.Konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimin e formimit të institucioneve, me mandatarin fitues të këtyre zgjedhjeve.

Ne po e dimë se as pikën 1 e as piken 2 opozita nuk po mundet ta pranojë.