ZRRE-ja sot shqyrton propozimet për aprovimin e tarifave

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot nga ora 08:30 do të mbajë mbledhjen e katërt të Bordit, ku do të bëhen disa shqyrtime.
Në mbledhjen e thirrur për sot, në rend dite janë pikat për shqyrtimin e propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.
Kjo mbledhje mbahet disa ditë pasi ZRRE-ja miratoi rritjen mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, bazuar në të hyrat e lejuara maksimale.
Sipas vendimit, rritja arrin deri në 16.1%
Sipas këtij vendimi, nga 1 maji, faturat e energjisë elektrike do të rriten mesatarisht për 16.1 për qind.
Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilët përgjatë katër vjetëve tri herë e kanë shtrenjtuar energjinë, e kanë justifikuar vendimin e së premtes dhe nuk kanë marrë për bazë komentet e konsumatorëve dhe as të Presidencës.
