75 Mall Live Search
08:28 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / G T

Ish-futbollisti i Prishtinës i “jep shuplakë” Tiranës, fiton gjyqin në FIFA dhe i bllokon merkaton klubit shqiptar

Skuadra shqiptare, KF Tirana ka marrë një lajm aspak të mirë nga shtëpia e futbollit, FIFA – duke i bllokuar merkaton.

Ky bllokim vjen për shkak të një lojtari kosovar, shkruan Indeksonline

Sipas “Panorama-s”, lojtari që e fitoi gjyqin në FIFA për shkak të borxhit, ishte Liridon Latifi.

Ish-lojtari i Prishtinës e ka paditur klubin shqiptar dhe tashmë ka fituar shpërblim. Shifra mbetet ende e pakonfirmuar, por mund të jetë deri në 50 mijë euro, mos më shumë!

31-vjeçari tashmë është duke luajtur te Shkëndija e Tetovës, dhe në 20 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/