75 Mall Live Search
14:26 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / MSH

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar mbështet përkufizimin “biologjik” të gruas

Gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur unanimisht se një grua përcaktohet nga seksi biologjik sipas Ligjit të barazisë.

Ky vendim nga Gjykata e Lartë shënon kulmin e një beteje ligjore të gjatë, e cila mund të ketë implikime të mëdha për mënyrën se si zbatohen të drejtat e bazuara në gjini në Skoci, Angli dhe Uells.

Gjykata mbajti anën e grupit të fushatës “For Women Scotland”, e cili ngriti një çështje kundër qeverisë skoceze duke argumentuar se mbrojtja e bazuar në gjini duhet të zbatohet vetëm për njerëzit që kanë lindur femra.

Gjykatësi Lord Hodge tha se vendimi nuk duhet parë si një triumf i njërës palë mbi tjetrën dhe theksoi se ligji ende u jep mbrojtje kundër diskriminimit personave transgjinorë.