22 Zyrtarë Policorë Certifikohen në Mbrojtje të Afërt – Bashkëpunim Kosovë–Turqi

Në kampin policor në Vrellë, u mbajt ceremonia zyrtare e certifikimit të 22 zyrtarëve policorë të trajnuar në fushën e mbrojtjes së afërt.
Ky trajnim u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të Republikës së Turqisë, me mbështetje të veçantë nga organizata TIKA.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarë nga Policia e Kosovës, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Turqisë dhe të organizatës TIKA.
Trajnimi synon të rrisë kapacitetet profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së afërt, duke kontribuar kështu në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit të përgjithshëm të forcave të rendit.
Ky është një tjetër hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe trajnim-ve profesionale./Indeksonline/
