75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / mp

Grenell kritikon sërish Specialen: Ne po paguajmë për gjykim dhe raportim farsë

Një artikull i Radios Evropa e Lirë ngjalli reagimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Ai në një postim në rrjetin social ‘X’ kritikoi raportimin e REL-it për gjykimin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Hagës.

“Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj”, thuhet në hyrje të postimit.

Grenell kritikoi artikullin, i cili shkruante “Prej dy vitesh, prokurorët kanë hetuar rastin e Hashim Thaçit”.

Grenelli ka shkruar se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, Thaçi është arrestuar qysh prej vitit 2020.

“Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjykim farsë dhe për raportim farsë të gjykimit”, thuhet në postim.