Përfundon ”drama” në ”Guissepe Meazza”, Interi barazon me Bayernin dhe kalon në gjysëmfinale

Inter është skuadra e tretë që siguroi kualifikimin në gjysëmfinalen e Champions League.
Nuk kishte fitues në ndeshjen e dytë çerekfinale mes Interit dhe Bayern Munich, e cila u zhvillua në ”Guiseppe Meazza”, ku rezultati përfundundimtar ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.
Zikaltërit kaluan tutje me rezultat të përgjithshë 4-3, pasi kishin shënuar fitore 2-1, në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në ”Allianz Arena”.
Harry Kane heshti të pranishmit në stadium, duke i dhënë epërsinë Bayernit, në minutën e 52-të.
Gëzimi i skuadrës gjermane zgjati pak, pasi Lautaro Martinez barazoi shifrat në minutën e 58-të.
Pas tre minutave, Benjamin Pavar i dha epërsinë Interit.
Bayerni arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 76-të, me golin e Eric Dier. Në vazhdim skuadra bavareze kërkoi të shënonte edhe një gol që t% dergonte ndeshjen në vazhdime, por nuk kishte sukses.
Në gjysëmfinale, Inter do të përballet me PSG-në./IndeksOnline/