75 Mall Live Search
08:21 / E Enjte, 17 Prill 2025 / G T

E shikoi ndeshjen me familje, kjo ishte festa e Gabrielit pas fitores së Arsenalit

Skuadra e Arsenalit u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Real Madridin 1:2 në mes të “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësi i Kombëtares së Brazilit, Gabriel nuk arriti të ishte i gatshëm për këtë ndeshje, shkaku i lëndimit, shkruan Indeksonline

Ai e shikoi ndeshjen në shtëpi, së bashku me familjen e tij.

Dikush e xhiroi atë, në momentin kur bashkëlojtari i tij, Gabriel Martinelli shënoi golin e fitores në minutat e fundit.

Nuk mund të lëvizte shumë për shkak të lëndimit, por kështu e festoi golin dhe kualifikimin mbrojtësi brazilian./Indeksonline/