Gjendet pa shenja jete një burrë në Obiliq, policia sekuestron një pistoletë me 4 fishekë

Policia ka njoftuar se të mërkurën është raportuar se një viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete në Obiliq.
Sipas njoftimit të policisë, është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
“Obiliq / 16.04.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti është duke u hetuar nga policia./IndeksOnline/