Thomas Muller i emocionuar, mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit me Bayernin në Ligën e Kampionëve

Thomas Muller mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit me Bayern Munchenin në Ligën e Kampionëve.
Ekipi “bavarez” u eliminua nga Interi në çerekfinale të UEFA Champions League dhe sulmuesi gjerman zhvilloi paraqitjen e tij të fundit, shkruan Indeksonline.
Muller pak ditë më parë njoftoi opinionin se po e zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e klubit gjerman.
Ai do të largohet në fund të sezonit, por që e ardhmja e tij ende nuk dihet se ku do të jetë.
Thomas u përshëndet pas ndeshjes me tifozët dhe shihej tejet i emocionuar./Indeksonline/
El gran Thomas Muller disputó hoy su último partido en Champions con el Bayern.
— Juez Central (@Juezcentral) April 17, 2025
Su emoción al despedirse de su hinchada 🫶.
pic.twitter.com/pk3j7b4QIC