75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 17 Prill 2025 / k.v

Tre të akuzuarit në rastin “Banjska” u deklaruan të pafajshëm

Të tre të akuzuarit në rastin “Banjska” janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

I akuzuari Blagoje Spasojeviq ka thënë: “Nuk jam fajtor për veprat penale dhe për këtë aktakuzë”.

I akuzuari Vladimir Toliq ka thënë: “Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë”.

I akuzuari Dushan Maksimoviq ka deklaruar: “Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë për këtë aktakuzë”.