75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 17 Prill 2025 / AR

Rihanna prezanton koleksionin e ri, duket përvëluese

Këngëtarja Rihanna ka tërhequr vëmendjen e fansave të shumtë në rrjetet sociale pasi ka postuar foto me një veshje tërheqëse.

Ajo ka pozuar me të brendshme dhe llastik rozë, ndërsa look-un e ka kompletuar me vello, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për koleksionin e ri të markës së saj Savage x Fenty të quajtur At First Sight.

“Ja ku vjen nusja”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotove. Veçanërisht një detaj ka tërhequr vëmendjen e fansave – Rihanna ka vendosur një unazë fejese, e cila ka ngjallur spekulime se së shpejti mund t’i thotë “po” partnerit të saj, reperit ASAP Rocky./Indeksonline/