75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 17 Prill 2025 / k.v

PDK-ja mbledh Grupin parlamentar, s’ka vendim nëse do të votohet raporti për mandatet e kourumin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi, ka deklaruar se kjo parti ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar për çështjet aktuale politike.

Ajo bëri të ditur se vendimi do të merret pas mbledhjes së Grupit parlamentar që do të mbahet sot në orën 11:00.

“Ende nuk jemi dakorduar, tani e kemi takimin në orën 11 me Grupin parlamentar dhe do të marrim një vendim”, tha Musliu-Shoshi.

Pritet që pas këtij takimi, PDK-ja të dalë me një qëndrim të qartë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend./IndeksOnline/